Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Haxhiun për refuzim të kërkesave për mbrojtjen e Hashim Thaçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ashpër ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” për mbështetje financiare. Ai ka theksuar se ky fondacion i është drejtuar disa herë Ministrisë së Drejtësisë, por pa sukses. Sipas Behramit, refuzimi i vazhdueshëm i këtyre kërkesave tregon një qasje të qëllimshme për të mos mbështetur mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi përballë Gjykatës Speciale, e cila, sipas tij, ka një buxhet miliardësh.  “Lirisht zhvishni kostumet me stemë të Republikës së Kosovës dhe vishni ato të Gjykatës Speciale. Me dhe pa mbështetje, ju dhe Gjykata Speciale betejën për ndërrim të historisë keni me humbë!”, ka deklaruar Behrami në një reagim të publikuar nga Gazeta Metro. Një reagim nga Ministria erdhi menjëherë pas postimit të Behramit. Në reagim thuhet se MD-ja i ka paguar shpenzimet në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi. Teksa kanë dhënë edhe shifra që sipas tyre janë paguar mbi 32 milionë euro deri më sot.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, …