Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Albin Kurti ka 40 opsione për dalje nga ngërçi, por mungon vullneti për kompromis

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka të gjitha mundësitë për të zgjidhur krizën politike aktuale, por sipas tij, refuzon të ndërmarrë hapa kompromisi. Opozita ka ofruar alternativa konkrete për dalje nga situata e krijuar, por Kurti ka ngulmuar në qëndrimet e tij, duke refuzuar bashkëpunimin dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale. “Kurti i ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi. Përveç atyre që i ka vetë, i kemi ofruar edhe ne. Behrami kritikoi faktin se disa ministra të LVV, janë të thirrur në prokurori për çështje të ndryshme, ndërkohë që mungojnë në seancat parlamentare. Opozita e pranon të drejtën kushtetuese të VV-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por jo domosdoshmërisht ta mbështesë atë, veçanërisht nëse kandidati është pjesë e ekzekutivit të deritanishëm. “Ne kemi propozuar figura të reja, që nuk janë pjesë e qeverisë, kemi bërë përpjekje për kompromis, por vullneti mungon tek Kurti,” shtoi Behrami. Ai përmendi edhe propozimet e LDK-së, AAK-së, dhe të Fatmir Limajt si opsione të mundshme për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që do të nxirrte vendin nga bllokada institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …