Artan Behrami: Në PDK nuk ka individë që bëjnë tregti me Vetëvendosjen

Artan Behrami: Gjykata Speciale duhet të kthehet në muze të përndjekjes politike – aty vdiqën vlerat e Perëndimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ashpërsuar kritikat ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion që ka prodhuar “padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, të realizuar në ditën e fundit të dëshmisë së tij para Prokurorisë Speciale. Behrami e ka përshkruar këtë gjykatë si “vendin ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë shqiptare” dhe ka bërë thirrje që ajo të shndërrohet në një “muze të përndjekjes politike”. “Nuk e kam besuar kurrë që një proces i mbushur me përfaqësues perëndimorë do të sillte një padrejtësi kaq të rëndë. Megjithatë, dielli do të lindë përsëri. Shumë shpejt do të dalim përsëri nga kjo derë për t’u rikthyer si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Behrami, në urimin e tij për Ditën e Presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli kritikon punën e asistentëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur pyetje rreth funksionit dhe angazhimit të …