Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me kongresmenin Keith Self, Kryesues i Nën komitetit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Behrami ka informuar kongresmenin për shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të Drejtave të Njeriut dhe padrejtësitë që ndodhin në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka theksuar mbështetjen e kongresmenit Self për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe investimet në vend. Behrami ka shprehur vlerësimin për përkushtimin e Self për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.
