leoni

Artan Behrami: Në PDK nuk ka individë që bëjnë tregti me Vetëvendosjen

Artan Behrami: PDK nuk do ta mbështesë Haxhiun – ajo pengoi mbrojtjen dinjitoze të Thaçit në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë votën për Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Behrami akuzoi ministren e Drejtësisë, Haxhiu, për ndërprerjen e financimit të mbrojtjes juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Për PDK-në është e pamundshme që të ketë votë për ndonjë anëtar të ish-qeverisë së Albin Kurtit, përfshirë Albulena Haxhiun, tha Behrami, duke shtuar se qëndrimi i partisë është i qartë dhe është përcjellë edhe gjatë takimeve të mëhershme ndërmjet kryetarit Memli Krasniqi dhe kryeministrit Kurti. Sipas tij, ndërprerja e fondeve nga Ministria e Drejtësisë ka ndikuar negativisht në mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Albulena Haxhiu është një nga ministret që ka ndalur fondet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, duke pamundësuar një mbrojtje dinjitoze në Hagë , theksoi Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin …