Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Vetëm në regjime totalitare ndalohet takimi i të paraburgosurve me vëllezërit

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Gjykatës speciale për t’ia ndaluar Hashim Thaçit vizitat nga 14 persona, përfshirë edhe tre vëllezërit e tij. Behrami ka thënë se një ndalim i tillë është tipar i regjimeve totalitare, ku të paraburgosurve u mohohet takimi me familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë. Ai theksoi se vetë prokuroria po e pranon natyrën politike të procesit gjyqësor, duke u shqetësuar se Thaçi mund të jetë i informuar për zhvillimet politike e ekonomike në Kosovë. Sipas tij, kjo dëshmon që qëllimi i paraburgimit është izolimi politik i Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …