Artan Demhasaj: NISMA ka bllokuar votën në Malishevë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Demhasaj, ka deklaruar se partneri i koalicionit, NISMA, ka bllokuar votën në Komunën e Malishevës. Demhasaj ka theksuar se dhjetë kandidatët më të votuar në këtë komunë kanë qenë nga NISMA, dhe as kandidati për kryeministër i koalicionit nuk ka marrë vota. Sipas tij, kjo është një tregues i qartë i funksionimit të koalicionit. Ai ka shtuar se AAK nuk ka bërë kalkulime për të ndarë votat dhe se kandidatët e NISMA-s janë votuar në komunat bastion të AAK-së, siç janë Deçani, Gjakova, Peja dhe Klinë. Nëse e shohim dhjetëshen e parë më të votuar në Malishevë, aty shohim që dhjetë kandidatët e parë janë të NISMA-s, kjo tregon që është bërë një bllokim i votës, nuk është votuar as kandidati për kryeministër. Aleanca nuk ka bërë kalkulime, elektorati ka votuar si ka dashur, tha Demhasaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …