Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, dhuroi libra për shkollën “Dardania” – Rakaj, në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Shpërndarja e dijes është mision i kryesisë së re të Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj. Me këtë motiv, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, 2 Prillit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, kryesia e Asamblesë së Fëmijëve, dhuroi një sasi të konsiderueshme të librave për fëmijë, të mbledhur nga vet ata, për bibliotekën e shkollës fillore “Dardania” në Rakaj, që edhe nxënësit e kësaj shkolle të kenë mundësi të shtuar për zgjedhjen e librave të ndryshëm.

Julinda Pira, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve u shpreh e gëzuar me realizimin e këtij aktiviteti duke i krijuar mundësi bashkëmoshatarëve, gjersa shtoi se të tilla nisma do të ndërmerren edhe në të ardhmen nga Asambleja e Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …