Veprat e Prof. Ahmet Qeriqit prezantohen në Institutin e Kulturës Hungareze në Stuttgart

Dy vepra të profesor Ahmet Qeriqi, “Luani i Janinës” dhe “Koha e jeniçerëve”, të përkthyera në gjuhën shqipe nga gjuha hungareze, janë prezantuar në një institucion kulturor në Gjermani. Dorëzimi dhe prezantimi i këtyre veprave në Stuttgart është bërë me kontributin e veprimtarit dhe ish-konsullit të Kosovës në Vjenë dhe Stuttgart, z. Imer Xhemajl Lladrovci, , me Ylber Gegën djali i atdhetarit Hysen Gega, që i kanë paraqitur ato në Institutin e Kulturës Hungareze pranë këtij qyteti. Veprat janë pranuar dhe vlerësuar nga Dr. Dezső Szabó, udhëheqës i Institutit të Kulturës Hungareze në Stuttgart, si pjesë e bashkëpunimeve dhe interesimit për promovimin e letërsisë dhe mendimit historik shqiptar në hapësirat evropiane. Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet institucioneve evropiane dhe kulturës shqiptare, duke i dhënë më shumë hapësirë prezantimit të autorëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: THËRRASIN KOHËRAT: “ENVER HOXHA, O TUNGJATJETA!”

 * Enver Hoxhës, në 118-vjetorin e lindjes! Ja mestetori, krenar me Tëndën gjashtëmbëdhjetë; Ndriti dritëjetë …