Hysen Rifat Sopaj (6.3.1972 – 3.4.1999)

Hysen Rifat Sopaj (6.3.1972 – 3.4.1999)

Më 3 prill të vitit 1999, ditë e shtunë, kah ora 3:00, Hysen Sopaj së bashku me një grup shokësh ishte duke kaluar një pikë mjaft strategjike, e cila ruhej me të gjitha mjetet luftarake të armikut. Ky korridor siguronte kalimin e banorëve të fshatrave në të djathtë të rrugës magjistrale Rahovec-Malishevë në të majtë të rrugës së përmendur. Aty, në ato pozicione, te “Maja e Kikës”, jo larg Astarzupit, Gurbardhit, Burimit e Zatriqit, në një ballafaqim të afërt me terrin e natës, duke shkrepur automatikun e tij në drejtim të armikut, ra në altarin e lirisë në luftën e nderit duke ndihmuar një grup qytetarësh që përpiqej për t’u tërhequr në arealet më të lira kah Gurbardhi. Në këtë kalim për ta trupuar aksin rrugor Rahovec-Malishevë ishin edhe familjarët e Hysenit, Ismeti, Rizvani, Remziu, Beqiri, Dauti, Reshiti dhe xhaxhai, Ahmeti, të gjithë nga fshati Jançisht.
Forcat paramilitare, ushtarake e policore serbe, për t’i fshehur gjurmët e krimit ndaj qytetarëve të pafajshëm, trupat e pajetë të të rënëve në “Majën e Kikës”, i varrosi në Varrezat e Rahovecit. Sot trupi i pajetë i dëshmorit të kombit Hysen Sopaj pushon në “Kopshtin e Dëshmorëve” të Malishevës.
Në qendër të fshatit Jançisht është ngritur lapidar për dëshmorët Hysen e Maliq Sopaj dhe për bashkëluftëtarin e tyre, Jahir Mazreku. Një lapidar i këtillë gjendet në vendin e rënies, në “Maje të Kikës” dhe në cepin e djathtë të magjistrales Malishevë – Rahovec, ndërsa në odën e Rifat Sopajt gjenden si në muzeum: Mirënjohja nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dekorata “Dëshmor i kombit”, Mirënjohja e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe Mirënjohja nga Shoqata e Fmiljeve të Dëshmorëve, dhe të gjitha këto nderojnë dëshmorët e kombit: Hysen e Maliq Sopaj, kushërinjtë Hasanin, Rexhepin, Islamin, Arifin, dhe Malushin, kushërirën, Hanife Vrenezi, e krahas tyre edhe Mustafë Krsniqin, Murat Gashi e Haki Telaku, ndërsa familja e Rifatit sot ruan krenarinë e saj, Bashkimin, tashmë burrë, e poet i vogël, autor i përmbledhjes “Këngët e mia për lirinë”, uniformën e Hysenit dhe një fletore me shënime personale, ndërsa familja ia ruan edhe një fletore me tekste të këngëve të cilat i këndonte me ëndje. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 - 16.4.1999)

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 – 16.4.1999)

Salih Gashi nga Buzëllapi (ish – Dobërdoli) i Llapit ishte i martuar me Sabile Zekën …