Besnik Sali Jasiqi (17.3.1981 – 25.6.1999)

Besnik Sali Jasiqi (17.3.1981 – 25.6.1999)

Në mesin e trimave të shumtë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovë, janë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Besnik Jasiqi. Rënia e tyre në agim të lirisë së përgjakur, ia shtuan krenarinë jo vetëm Jasiqit dhe Hereqit, ku ata u lindwn dhe u rritën. Besniku u lind në fshatin Jasiq tw Deçanit, më 17 mars 1981, në një familje bujare dhe patriotike. Ishte fëmija i dytë i prindërve Sali dhe Bute Jasiqi, të cilët patën 6 fëmijë: Bujarin, Besnikun, Blertën, Besartin, Besartën dhe Blerinën. Besniku ishte ndër pjeswtarwt më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Djaloshi kishte etje për dije e liri dhe kishte shpirt sakrifice, për çka u dëshmua në fushën e nderit.
Më 1982, familja e Besnikut u vendos në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës. Pas kryerjes së shkollës fillore në fshatin Dujakë, vazhdoi shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë. Dëshira për të luftuar për liri, ia ndërpreu vazhdimin e mëtejmë të shkollimit të mesëm, për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë )lirimtare tw Kosovws. Pos dëshirës për infermier, Besniku pati edhe pasinonin e mjeshtwrisë së punimit tw drurit.
Si i ri arriti të njihet me veprimtarinë e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Salih Çekajt etj. përmes takimeve të babait, Salihut, gjatë përcjelljes prej Kosove në Shqipërinw politike e anasjelltas. Salihu, që nga mesi i viteve 90-ta, e kishte kaluar kufirin mbi 80 herë, duke përcjellur luftëtarë në dy anët e kufirit.Takimet e frymëzuan për përgatitje pwr luftë, menjëherë pas betejave në Ludoviq, Çirez, Likoshan e sidomos në Prekaz e në Gllogjan të Rekës.
Më 23 prill 1998, bashkë me vëllanë Bujarin, Besniku u inkuadrua në shtabin lokal të UÇK-së në Gjocaj e Jasiq, ku bashkë me babanw, Salihun, mori pjesë aktive në luftën çlirimtare, së pari më 29 maj 1998 në betejën e Junikut, pastaj më 27 qershor në betejën e zhvilluar në Gjocaj e Jasiq, ku pati të vrarë nga radhët e forcave serbe dhe armiku u detyrua të tërhiqet. Ishte një luftë me forca të pabarabarta në numër ushtarësh e në teknikë ushtarakë, ku luftonte pushka e çlirimtarwve kundër tankeve e topave të ushtrisë serbe. Meqenwse Bujari merrte pjesë në luftëra të tjera, Besniku me të atin, Salihun, mori pjesë në frontin e fshatrave Dobrosh, Hereç, Gramaçel etj.
Vendveprimet e tij luftarake ishin në pikat: Hereq, Gramoçel, Gllogjan, Lumbardh, por edhe në Gjocaj, Jasiq, Voksh, Junik, së fundi edhe në Koshare. Ishte i plagosur, por me gjithë përkujdesin mjekësor nga mjeket e zellshme luftarake, Dr. Ryve Loshaj dhe Dr. Fatime Kadriaj, nga dëshira për të luftuar, nuk pranoi shërim të plotë dhe iu kthye frontit.
Më 9 gusht 1998, dy vëllezërit, Bujari dhe Besniku, luftuan si luaj në ofensivën e përmasave të gjera në Hereq e rrethinë, sidomos në pikën e Cekilit. Me ta ishin edhe babai, Salihu, axha Kadriu, kushëriri Fatosi, etj. Njësiti detyrohet të kalojë në Prapaqan e Lumbardh, në bjeshkë të Strellcit, e prej andej, në Bajram Curr, ku u vendos në Papaj e Padesh si pjesë e Brigadës 138. Në ushtrimet ushtarake në Malësinw e Tropojws, Besniku u aftësua mirë për përdorimin e topit nën komandën e Feriz Treshnjevës, epror nga Tropoja, përmes ushtrimeve në Papaj dhe në Padesh.
Pikërisht, ditën kur u thye kufiri i mallkuar shqiptar-shqiptar, Besniku, si mjeshtër i artilerisë së rëndë, me top të kalibrit të madh, gjuan dhe me 36 predha godet cakun nw kazermën e ushtrisw serbe, ku mbeten të vrarë dhjetra ushtarë e oficerë serbë.
Falë prirjes dhe aftësive të tij të fituara në stërvitje për operacione të ndërlikuara ushtarake, Besniku ishte komandant i njësitit të artilerisë në Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Ditën e 25 qershorit 1999, nën drejtimin e komandantit të brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, njësiti special me një efektiv prej rreth 25 ushtarësh, ku bënin pjesë edhe vëllezërit Bujar dhe Besnik Jasiqi, ishte dërguar për ta bartur armatimin nga vendstrehimi në malet e Jasiqit. Po atë ditë të lavdisë, në kthyerje, kur Besniku me Bujarin po bartinin armatimin, bien nw fushw tw minuar nga forcat serbe, me ç’rast marrin plagë të rënda, tw cilat nuk i mbijetuan. Plagë të lehta mori Fatmir Demë Pepshi nga Juniku.
Besniku u varros në fshatin Hereq, ku tani banon familja e tij qe sa vite, e ardhur nga Jasiqi. Ndërkaq, më 28 qershor 1999, u rivarros po në atë fshat. Familja e tij ka marrë mirënjohje nga Kryeministria e Kosovës, ish-Brigada 138, ku, bashkë me vëllanë ishte anëtar i saj, si dhe nga Shoqatat e dala nga lufta. Shkolla fillore e Hereqit e mban emrin “Dëshmorët e Hereqit”. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …