Bujar Sali Jasiqi (13.7.1979 - 25.6.1999)

Bujar Sali Jasiqi (13.7.1979 – 25.6.1999)

Bujar Jasiqi u lind në fshatin Jasiq të Junikut, më 13.7.1979. Prindërit e tij, Sali dhe Bute Jasiqi linden e rritën 6 fëmijë: Bujarin, Besnikun, Blertën, Besartin, Besartën dhe Blerinën. Më vonë, kjo familje tokë dhe shpërngulet në fshatin Hereq. Gjyshi i Bujarit, Ramë Jasiqi, duke pasur në të kaluarën kontakte me patriotë të shquar, në Zonën Neutrale të Junikut, si me Azem e Shote Galicën, Ker Sadrinë, Sali Ramën etj., ua përcolli nipërve rrëfime mbi heroizmin e trimave shqiptarë në betejat shekullore për liri, të cilat rrëfime kultivuan ndjenjat atdhetare te ata. Shkollën fillore, Bujari e kreu në fshatin Dujakë, ndërsa të mesmen, drejtimin e mjekësisë e vazhdoi në Gjakovë, të cilën e ndërpreu në vitin e tretë, për t’u radhitur në radhët e UÇK-së.
Pa marrë parasysh rrethanat e vështira të sundimit serb, Bujari mbante në çantë foto të figurave emblematike të histories kombëtare, si Skënderbeut, Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, vëllezërve Frashëri etj. Në ballë të murit të odës mbante të varur flamurin kombëtar. Bujari e kishte ndërprerë vijimin e shkollës së mesme, sepse sipas tij, ashtu sikur edhe sipas vëllait të tij, Besnikut (dëshmor), tashmë kishte pushuar koha e çantave dhe librave dhe kishte filluar koha e pushkës dhe e luftës.
Që nga dalja e parë zyrtare e UÇK-së në skenë, në zonën e Dukagjinit, Bujari, së bashku me të villain, Besnikun, radhit në radhët e luftëtarëve të lirisë.
Bujari inkuadrohet në UÇK më 4.5.1998. Stërvitjet e nevojshme ushtarake i bën në Junik e Jasiq, ndërsa më vonë në Papaj e Padesh, prej ku hyn. Iu dha rasti të luftojë në shumë fushëbeteja të Rrafshit të Dukagjinit, si në Hereq, Gramoçel, Irzniq, Gllogjan, Jasiq, Voksh, Junik, Dobrosh dhe Koshare, ku dhe ra dëshmor. Ishte pjesëtar i njësitit “Kobra” të Brigadës 138 – “Agim Ramadani”. Mbante pushkë M-48, automatik, revole, bomba dore dhe rrethatore.
Më 25 qershor të vitit 1999, rreth orës 15, Bujarit dhe të vëllait, Besnikut, u arriti momenti i lavdisë. Ata pësuan nga minat antitank, te Podinat afër Erenikut të Vogël, në rrugë për ta marrë armatimin që iu kishte mbetur në Zharre. Këta dëshmorë u varrosen më 28.6.1998 në Hereq. Atyre u është vënë pllaka përkujtimore te vendrënia, ndërsa lapidary u është lartësuar në Junik dhe Hereq. Familja e këtyre dy vëllezërve dëshmorë është nderuar me mirënjohje nga subjekte shtetërore dhe shoqatat e dala nga lufta, pastaj nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, nga Brigada 138 “Agim Ramadani” etj. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 - 22.4.1999)

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e …