Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Bajram Begaj pas 25 ditësh protesta: E drejta për të protestuar është kushtetuese, nevojitet dialog

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen prej 25 ditësh, duke theksuar se e drejta për të protestuar është një vlerë e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj tha se shprehja e lirë e qytetarëve dhe pjesëmarrja në jetën publike janë elemente thelbësore të demokracisë, ndërsa nënvizoi se konsolidimi i shtetit demokratik kërkon respektim të rendit kushtetues dhe të interesit publik. “E drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, deklaroi ai. Presidenti theksoi se funksionimi i drejtë i shoqërisë mbështetet në shtetin ligjor, demokracinë dhe respektimin e kornizës kushtetuese, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe qytetare. Në fund, Begaj shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve, duke u zotuar se do të mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e Kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në forcimin e klimës së mirëkuptimit në funksion të interesit kombëtar dhe integrimit evropian të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij …