Arbanë Qeriqi: Intervistë me Rugovë Sinanin, bija e heroit të kombit, Tahir Sinani

Rugovë Sinani e bija e Heroit Tahir Sinanit shpërthen ndaj Ballës: Sot ma vrave për herë të dytë babën

Rugovë Sinani e bija e Heroit Tahir Sinani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një dokumenti nga Taulant Balla, në të cilin, sipas saj, luftëtarët e UÇK-së cilësohen si “mercenarë”. Përmes një postimi publik, ajo ka shprehur indinjatën e saj për përfshirjen e emrit të babait të saj në dokument, duke e cilësuar këtë veprim si fyes dhe përdhosës për figurën e një luftëtari që, sipas saj, sakrifikoi gjithçka për çështjen kombëtare dhe mori pjesë në tri luftëra çlirimtare. “Sot ti ma vrave për së dyti babën”, ka shkruar ajo, duke kërkuar nga Balla një kërkimfalje publike dhe duke theksuar se emri i Tahir Sinanit njihet dhe respektohet nga mbarë shqiptaria. Në reagimin e saj, ajo ka kritikuar edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar që kjo organizatë të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës, e jo në përfshirje politike. Ajo e ka cilësuar si të rëndë faktin që, sipas saj, familja e dëshmorit po përballet me një situatë të tillë afro 25 vjet pas rënies së Tahir Sinanit, duke e konsideruar këtë një fyerje ndaj sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve të luftës për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij …