Agush Zenel Isufi (4.6.1971 - 19.6.1999)

Agush Zenel Isufi (4.6.1971 – 19.6.1999)

Luftëtari i lirisë, veprimtari e atdhetari, Agush Isufi ka lindur në fshatin Gjyryshec, më 4 qershor të vitit 1971. Ishte djali i parë i prindërve, Zenel dhe Sherife Isufi.
Shkollën fillore e kreu në Gjyryshec, katër klasat e para, kurse katër të tjerat i vazhdoi në Lisockë, të cilat i kishte kryer me sukses shembullor.
Mësimet e shkollës së mesme, me sukses shembullor e kreu ne Qendrën e Arsimit të Orientuar “9 maji”, tani gjimnazi “Ismail Qemali” në Dardanë, dega Bujqësi, me sukses shembullor.
Në vitin 1990 kishte marrë ftesë për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në radhët e ushtrisë okupatore serbe.
Agushi shërbimin ushtarak e kreu në slloveni, dhe u kthye në vendlindje me 25 qershor të vitit 1991, vetëm dy ditë para se të fillonte lufta në Slloveni.
Fillimisht u dallua në aktivitete sportive duke i mbrojtur ngjyrat e fshatit në Gjryshec si në Malësi të Gallapit ashtu edhe ne Anamoravë, prej Bujanovcit në Preshevë, Medvegjë, Prishtinë, Gjilan e në Dardanë.
Agushi ishte aktivist i dalluar politik, kishte shoqëri anekënd trojeve shqiptare.
U angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Gjyrishec në Zonën Operative të Karadakut. Ishte inkuadruar në Brigadën 172 “Isa Kastrati”.
Ai në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK –së, i dorëzoi 6 mijë e 300 marka gjermane gjatë bombardimit të NATO-s, para këto të grumbulluar në Dardanë.
Ndihmë të madhe veprimtarisë atdhetare të Agushit i kishte dhënë familja e farefisi por edhe dhe shoqëria e gjerë, e sidomos xhaxhallarët e tij: Ibrahimi, Afrimi dhe kushëriri, Islami.
Ishte i njohur me nofkën e luftës Cufa, marrë në bazë të pseudonimit të studentit Jusuf Kryeziu, nga fshati Mleqan i Malishevës, të cilin e takoi gjatë luftës në Gjyryshec.
Nga data 7 maj të vitit 1999 ishte përfaqësues i përgjithshëm i UÇK-së, njësia në Gjyryshec, detyrë të cilën e kreu deri në fillimin e lirisë së Kosovës, deri me 19 qershor të vitit 1999, deri në rënien heroike së bashku me vëllezërit Sabri e Driton Krivaqa të cilët i vrau dora çetnike serbe në pritë, me 19 qershor 1999 në qendër të qytetit, në Dardanë.
Agush Isufi së bashku me bashkëluftëtarët Sabri e Driton Krivaqa, kishin kapur të gjallë gjeneralin e ushtrisë serbe Milivoje Simiç dhe inspektorin e lartë të UDB-së, Negovan Arsiq me shërbim në Fushë Kosovë, ata i kishin dërguar në Shtabin Lokal të UÇK-së për Dardanë, i vendosur asokohe në Koretinë, por pas marrjes në pyetje ata ishin liruar. Luftëtarët çlirimtarë nuk ishin pajtuar me një vendim të tillë, ngase ata e dinin se çfarë kishin bërë kriminelet serbë. Me 19 qershor 1999 ranë befasisht në pritë luftëtarët e lirisë, Agush Isufi, Sabri Krivaqa, Driton Krivaqa. Ata kanë rënë tek Tregu i Gjelbër në qendër të qytetit të Dardanës. Ishin sulmuar në befasi nga serbi Çedo Dunçiç me të dy djemtë e tij dhe i vëllai, Milivoje Dunçiç.
Agushi ka qenë i martuar Shehinazën me të cilën lindën një vajzë dhe një djalë, Anilën 5 vjeçe dhe Çlirimin, të cilin e la vetëm 8 muaj. Bashkëshortja e Agushit i ka rritur dhe i ka edukuar fëmijët, në mënyrë shembullore.
Babai i Agushit, Zeneli ka punuar në Gjermani, deri kur ka dalë në pension, dhe nuk i ka larguar fëmijët nga Kosova. Pas luftës kanë vdekur babai Agushit, Zeneli dhe e ëma Sherifja. (Florim Isufi)

Kontrolloni gjithashtu

Brahim Demush Morina (1.2.1950 – 17.5.1998)

Brahim Demush Morina (1.2.1950 – 17.5.1998)

Brahim Morina u lind më 1 shkurt të vitit 1950 në fshatin Rixhevë të komunës …