leoni

Asfaltohen dy rrugë në fshatin Goshicë të Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Goshicë të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e dy rrugëve. Ai ka parë nga afër punimet që janë në përfundim e sipër të asfaltimit të një rruge që njihet me emrin “Rruga e Arave” në të cilën jetojnë banorët e lagjes së Muhaxherëve dhe Vatajve. Gjithashtu kryetari Haliti ka pa edhe punimet përgatitore që po bëhen në rrugën “Fetahajt” në drejtim të varrezave që pritet të asfaltohet së shpejti. Gjatë kësaj vizite kreu i komunës së Vitisë është pritur edhe nga kryetari i këtij fshati Muhabi Zejnullahu dhe disa banorë të këtij lokaliteti. Gjithashtu gjatë ditës kryetari Haliti ka parë nga afër edhe punimet në rregullimin e sheshit “Rashit Mustafa-Komandant Karadaku” në qytetin e Vitisë.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …