leoni

Kryetari Suma priti në takim pune komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonelin Francesco Maioriello

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonelin Francesco Maioriello i shoqëruar me bashkëpunëtorët Major Claudio Grosso dhe Lietenant Federico Izzo. Kryetari Suma i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit. Theks i veçantë i takimit ishte situatat me Pandeminë e Koronavirusit për të cilën kryetari Suma tha se pavarësisht shumë vështirësive Komuna e Hanit të Elezit ka arrit që të menaxhoj me sukses këtë situate. Ai me këtë rast falënderoi njësitet e KFOR-it e në veçanti kontingjentin Italian të KFOR-it për ndihmën e ofruar si me materiale higjienike por edhe në aparatura dhe pajisje të ndryshme mjekësore që kanë qenë jashtëzakonisht të nevojshme në situatën aktuale. Takimi ishte rast që bashkëbiseduesit të shprehin edhe zotimin për bashkëpunimin në të ardhmen në projekte konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …