Kryetari Suma priti në takim pune Drejtoreshën Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Anita Alaj-Kalanderi

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Drejtoreshën Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Anita Alaj-Kalanderi e shoqëruar me bashkëpunëtorët Flutra Zena, Drejtoresh e Departamentit dhe Mehdi Gjinovci, zytrtar. Drejtoresha Alaj-Kalanderi e njoftoi kryetarin Suma, se Agjencia ka për qëllim ofrimin e ndihmës juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare të sigurojnë qasje efikase në sistemin e drejtësisë dhe të përfitojnë shërbime të ofrimit të ndihmës juridike falas. Për këtë qëllim ata kërkuan nga Komuna e Hanit të Elezit një hapësirë të nevojshme që do të mundësonte funksionimin e zyrës mobile për ndihmë juridike falas edhe për banorët e Komunës së Hanit të Elezit. Ndërsa Kryetari Suma duke falënderuar Drejtoreshën Alaj-Kalanderi për angazhimin e kësaj agjencie edhe në komunën e Hanit të Elezit dhe duke vlerësuar interesin e qytetarëve për shërbimet e kësaj agjencie u zotua të siguroj një zyre për zyrtarin e kësaj agjencie që do të angazhohet në komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …