leoni

Asfaltohen rreth 2 km rrugë në Dubovik të Deçanit

Komuna e Deçanit përmes faqes zyrtare të saj ka njoftuar për përfundimin e punimeve në asfaltimin e 2 km rrugë në fshatin Dubovik.

Ky investim nga Komuna e Deçanit do të lehtësojë lëvizjen dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës në këto zona. Përkushtimi jonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë. Edhe një vendbanim tjetër i përfunduar, asfaltimi i rreth 2 km në rrugën “Kadri Zeka” që lidhë fshatin Dubovik me fshatrat Prapaqan dhe Kryshec.

Infrastruktura rrugore e munguar për këtë fshat, me këtë projekt është përmbyllur, për t’i dhënë banorëve lehtësinë e qarkullimit me fshatrat Prapaqan dhe Kryshec, thuhet në faqen zyrtare të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …