leoni

Asfaltohet rruga Sllatinë e Epërme-Dardani

Ka filluar asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, rrugë kjo e cila lidhë këtë fshat me aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, konkretisht me fshatin Dardani. Ndonëse punimet në këtë rrugë kishin nisur më herët, megjithatë asfaltimi ka filluar, pasi që është dashur që të zgjerohet dhe jo të shtrohet në dimensionin e më parshem. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge, i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka theksuar se po përfundon edhe ky projekt shumë i rëndësishëm për banorët e Sllatinës dhe fshatrave përreth që frekuentojnë në këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …