Asfaltohet rruga “Xhemajl Nuha” në fshatin Manastirc

Këtë të mërkurë ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugicave në fshatin Manastirc ndërkaq asfaltimi ka filluar nga rruga “Xhemajl Nuha”. Nga afër punimet e këtij projekti i ka përcjellë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti inxhinierja e ndërtimtarisë, Leonora Zeqiri. Me këtë rast drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e këtij lokaliteti. “Jemi në fshatin Manastirc ku po fillojmë asfaltimin e 14 rrugicave, ndërsa sot po fillojmë më asfaltimin e rrugës “Xhemajl Nuha”, një rrugë me gjatësi 710 metra dhe me gjerësi 5 metra, gjithashtu do të vazhdohet edhe asfaltimi i rrugës “Brahim Muhaxheri”, ku në këtë rrugë është bërë edhe rregullimi i kanalizimit fekal. Vlera e këtij projekti është 211,557.60 €”, ka thënë drejtori Bytyqi. I pari i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se kjo drejtori tash për tash është në vlugun e realizmit edhe të shumë projekteve infrastrukturore ku pritet të ketë edhe asfaltime të tjera. Edhe banorët e kësaj rrugë e kanë mirëpritur asfaltimi e rrugës së tyre. Ata kanë falënderuar Komunën e Ferizajt, për investimet që po bëhen në të mirë të jetës së tyre. U tha se gjatësia totale e 14 rrugicave në fshatin Manastirc është mbi 4 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …