leoni

Asfaltohet shtresa e parë në rrugën Syriganë – Bjeshkët e Syriganës

Projekt pas projekti, premtim pas premtimi deri në përmbushjen e zotimit të fundit në listën e gjatë të krejt zotimeve që janë bërë para qytetarëve nga kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura. Ka nisur të martën

asfaltimi i shtresës së parë me asfalt në rrugën Syriganë – Bjeshkët e Syriganës, në kuadër të projektit ndër më të rëndësishmit në infrastrukturën rrugore në komunën e Skënderajt, i premtuar gjithashtu.

Për të përcjellë nga afër punimet e realizimit të projektit në fjalë ishin kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …