Tema të tjera...
OVL-UÇK alarmon pas publikimit të listave në Serbi: Ish-luftëtarët të mos kalojnë në territorin serb
21/07/2026
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në korrik: Muaji më i përgjakshëm i luftës sonë çlirimtare
21/07/2026
LVV i mbyll derën Vjosa Osmanit për presidente, synon marrëveshje me LDK-në për institucionet
21/07/2026
Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit
21/07/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani do të merret vetëm pasi të shqyrtohen në detaje të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të paraqitura. Në një përgjigje zyrtare, Gjykata thekson se procesi po zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës, por pa dhënë një afat konkret kohor për marrjen e vendimit – një paqartësi që po shton tensionin politik në vend. Ndërkohë, masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja, e cila skadon më 31 mars, vazhdon të mbajë të ngrira veprimet institucionale. Me këtë vendim, i ndalohet presidentes çdo veprim lidhur me dekretin e 6 marsit për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, ndërsa njëkohësisht edhe Kuvendi nuk mund të ndërmarrë veprime deri në një vendim përfundimtar. Gjykata ka arsyetuar se kjo masë është e domosdoshme për të parandaluar “dëme të pariparueshme” për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyçe në vend. Megjithatë, mungesa e një afati të qartë për vendimmarrje po kritikohet si zvarritje që rrezikon të thellojë krizën institucionale, duke lënë Kosovën në një situatë të paqartë politike në një moment të ndjeshëm për stabilitetin e saj demokratik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
