Asnjë cent më shumë” padit ZRRE-në për rritjen e tarifave të energjisë

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka ndërmarrë sot një hap ligjor kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke dorëzuar zyrtarisht një padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%. Padia vjen pas vendimit të ZRRE-së të datës 16 prill, që parashikon shtrenjtimin e energjisë elektrike duke filluar nga 1 maji. Ky vendim është cilësuar si i padrejtë dhe i dëmshëm për qytetarët, nga ky grup dhe përkrahësit e tij. Kërkojmë anulimin e vendimit për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me shkelje dhe është i natyrës diskriminuese. Ka pasoja zingjirore dhe të pariparueshme, theksoi Bajraktari, duke shtuar se do të kërkohet edhe ndërhyrja e Avokatit të Popullit. Gjykata është institucioni ku do ta atakojmë këtë vendim. Ne besojmë që do të vendos konform kërkesave tona.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …