leoni

Beograd - Prishtinë

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  Kështu kanë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian, kur janë pyetur për nisjen e veprimeve rreth themelimit të Asociacionit. Javën e kaluar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kompletuar ekipin udhëheqës, i cili do të merret me draftimin e statutit. Ndërkaq BE-ja do të ofrojë rol lehtësues në këtë proces.  “Sa i përket Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, siç ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fillim të këtij viti, ai nuk do të jetë një qeveri paralele në Kosovë dhe nuk do të dalë përtej ligjeve. Asociaicioni  do të ngrihet brenda kuadrit ligjor dhe qeverisjes ekzistuese të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së .

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …