Astronomy Outreach of Kosovo kundër Qemajl Aliut: Observatori nuk është trofe politik, por pasuri kombëtare

Organizata Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili kishte lënë të kuptohej se Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës është arritje e pushtetit lokal. Në një deklaratë të fortë, themeluesja Pranvera Hyseni ka theksuar se projekti është ideuar, zhvilluar dhe realizuar nga AOK për më shumë se një dekadë, pa asnjë mbështetje reale nga komuna.
“Ky observator nuk është vepër politike, por fryt i punës dhe përkushtimit të një ekipi që e do shkencën,” – thuhet në reagim. Sipas saj, kontributi i vetëm i komunës ka qenë asfaltimi i 100 metrave rrugë pak ditë para hapjes, ndërsa çdo fazë tjetër – nga projektimi, fondet, pajisjet e deri te inaugurimi – është bërë nga AOK. Organizata akuzon komunën për presione politike dhe mungesë bashkëpunimi, madje asnjë shpenzim për ceremoninë e hapjes nuk është mbuluar nga pushteti lokal. “Çdo gjë u pagua nga ne dhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë,” theksoi Hyseni, duke shtuar se observatori mbijeton vetëm nga të ardhurat e vizitorëve.
Ajo e cilëson këtë qendër si “pasuri kombëtare që i takon çdo qytetari, jo një partie apo kryetari komune”.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …