ATK mbledh mbi 500 milionë euro tatime në gjashtë muaj, rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Të dhënat i bëri publike drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie të enjten, ku theksoi se performanca pozitive është pasojë e zbatimit të prioriteteve strategjike të institucionit. “Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë objektivat kryesore: rritjen e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, avancimin e teknologjisë në shërbim të tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend”, tha Murtezaj. Ai theksoi gjithashtu se rritja e të hyrave është e lidhur edhe me reformat institucionale në procesin e fiskalizimit, i cili mbetet prioritet për transparencë dhe efikasitet më të madh në raport me bizneset. ATK ka shënuar performancë të qëndrueshme në katër vitet e fundit, duke raportuar rritje të të hyrave dhe përmirësim të treguesve të efikasitetit në administrimin tatimor.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …