Austin: Trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit të Ukrainës janë gati për të sulmuar

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Lloyd Austin ka thënë se trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit të Ukrainës janë gati për të sulmuar. Gjatë një konference për medie në Lituani, ai ka shtuar më tutje se forcat ruse po fillonin “t’i afroheshin më shumë” kufirit me ish-fqinjin e saj sovjetik por konflikti mund të shmanget. Shpresojmë që ai do të tërhiqet nga pragu i konfliktit, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Lloyd Austin, duke aluduar në presidentin e Rusisë, Vladimit Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat rrisin presionin ndaj Qeveria e Kosovës: Paga e 13-të nuk mjafton, kërkohet rritje urgjente e koeficientit

Ndërsa Qeveria e Kosovës pritet të miratojë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për …