Autoritetet e Kremlinit mund ta mbyllin tubacionin e gazit, “Nord Stream I”, nëse shtetet perëndimore bojkotojnë naftën e Rusisë

Autoritetet e Kremlinit mund ta mbyllin tubacionin e gazit, “Nord Stream I”, nëse shtetet perëndimore bojkotojnë naftën e Rusisë

Autoritetet e larta në Kremlin kanë kërcënuar  se mund ta mbyllin  tubacionin e gazit “Nord Stream I”, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse. Zëvendës-kryeministri rus Alexander Novak ka paralajmëruar se “refuzimi i naftës nga Rusia do të çonte në pasoja katastrofale për tregun botëror”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë. Bashkimi Evropian merr rreth 40 për qind të gazit dhe 30 për qind të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë,  nëse furnizimet ndërpriten. Rusia aktualisht është prodhuesja më e madhe në botë e gazit natyror, ku çdo veprim që sanksionon industrinë e saj të energjisë do ta dëmtonte keq ekonominë e saj, por në të njëjtën masë do të dëmtohej edhe ekonomia e vendeve të cilat tash për tash varen nga gazi dhe nafta ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …