Autoritetet më të larta të vendit përuruan segmenti i dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”

Autoritetet më të larta të vendit përuruan segmenti i dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”

 

Autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj përuruan segmenti i dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Me këtë rast, kryetari, Hashim Thaçi deklaroi se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur shumë punë dhe angazhim i përbashkët. Ky është projekti i Kosovës së re, moderne, evropiane, është projekti i ëndrrave që kemi pasur dhe qe po shndërrohet në realitet. Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj autostradën “Arbën Xhaferi” e quajti infrastrukturë euroatlantike. Shumë punë, mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë  edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj. Prerja e shiritit përurues u bë nga sportistja jonë e njohur anekënd botës, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …