Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që në nderim të emrit dhe veprës jetësore të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, të formohet Komisioni për vendosjen e shtatores së tij në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë. Po ashtu është vendosur për emërtimin me emrin e tij të autostradës Prishtinë-Pejë dhe, poashtu, të Parkut të Qytetit të Prishtinës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
