Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Deklarata kërcënuese e Aleksander Vuçiqit nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të Vuçiqit në drejtim të Kosovës. Sipas Hotit, Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së. “Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”, thuhet në reagimin e Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …