Avdullah Hoti: Deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese të reja nga të rinjtë

Avdullah Hoti: Deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese të reja

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese start-up. Hoti thotë se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritjen e mbështetjes për të rinjtë dhe do ta vazhdojë zbatimin e programeve në fushën e punësimit dhe të ndërmarrësisë për të rinjtë e Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në harmoni me objektivat e Agjendës për Reforma Evropiane dhe në zbatim të Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …