Avdullah Hoti: Kryetarja, Vjosa Osmani, po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtimin e vendit

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka konstatuar se kryetarja e vendit, Vjosa Osmani, po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtimin e Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se kryetarja, Vjosa Osmani, në pesë vite gati në krye të vendit, ka dështuar ta përfaqësojë unitetin e popullit, si dhe të ruajë funksionimin kushtetues të institucioneve. “Të gjitha veprimet politike të saj, në të gjitha situatat prej se është në politikë, pa përjashtim, i ka nënshtruar interesave elektorale për qëllime personale. Të gjitha. Edhe gjatë kohës sa ka qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës – kur kemi qenë në opozitë ose në qeverisje – veprimet e saj, mandej sjellja e saj në vitin 2020 dhe 2021, kur doli nga partia, komplet duke braktisur shtëpinë e vet politike, jo për çështje parimore, jo për të mbrojtur parime – por thjesht për interesa elektorale. Edhe tash deklarimet e saj unë i shoh nga ky këndvështrim – kalkulime elektorale që po mundohet t’i promovojë në publik… Tani kur po i mbaron mandati i saj, unë besoj se është koha që të bëhen llogaritë për punën e saj në presidencë dhe në skenën politike” ka porositur gjatë intervistës për Kosovapress, deputeti, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …