leoni

Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk shkon në Vetëvendosje

Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk e voton Lëvizjen Vetëvendosje

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se është ripërtrirë partia e tij. “Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave.” Ai u shpreh se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë, por që me Vetëvendosjen është e vështirë të bëjnë koalicion. “Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale” Tutje, ai shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së.“Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në Vetëvendosje. Pa LDK mbrapa është zero”, u shprehë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …