Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”. Hoti tha se zgjedhjet e fundit për LDK-në përbëjnë një “goditje” dhe shtoi se nuk është diaspora shkaktare e këtij rezultati. “Ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Edhe nëpër komuna në Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë,” tha ai, duke theksuar se sfida kryesore është rritja e besimit tek qytetarët. Hoti theksoi gjithashtu rëndësinë e të ardhmes: “Duhet të pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët dhe ta shohim drejt së ardhmes.”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
