Avni Arifi : 600 milionë euro jemi më të varfër vetëm me fatura të rrymës

Avni Arifi ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë, e paralajmëruar për 1 prillin e ardhshëm, po shkakton kundërshtime të forta nga qytetarët. Ai ka kritikuar ZRrE-së për ngarkimin e vazhdueshëm të qytetarëve me rritje të çmimeve, duke shtuar se kjo nuk është e drejtë, pasi qytetarët kanë qeveri që duhet të merret me këto çështje. Arifi theksoi se në vitin 2019, ZRrE kishte kërkuar rritjen e çmimit të energjisë, por qeveria e Haradinajt e kishte refuzuar këtë kërkesë për shkak të ndikimit negativ që do të kishte në gjendjen sociale të qytetarëve. Sipas tij, Qeveria aktuale e Kosovës duhet të merret me këtë çështje dhe të sigurojë që qytetarët të mos mbajnë barrën e rritjes së çmimeve. Industria e energjisë është e lidhur me afera korruptive dhe mafia energjetike, që kontrollohet, sipas tij, kryesisht nga serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …