Ish-diplomati Avni Arifi ka komentuar spekulimet për mundësinë e ardhjes së Richard Grenell ose ndonjë figure tjetër të afërt me ish-presidentin Donald Trump në Kosovë. Arifi tha se ndonëse ka dëgjuar për këto spekulime, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar deri tani. Sipas tij, një vizitë e Grenellit do të kishte rëndësi të veçantë, pasi ai është një nga figurat kryesore të administratës amerikane dhe prania e tij do të ndihmonte në sqarimin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
