leoni

Avni Arifi: E tmerrshme kjo çfarë deklaron Kurti në Amerikë

Njohësi i rrethanave politike, Avni Arifi ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Deklaratat e tij, ai i ka quajtur të tmerrshme dhe të dëmshme për interesat strategjike të Kosovës. “E tmerrshme kjo çfarë deklaron Kurti në Amerikë. Dmth Amerika paska qenë kundër vendosjes së sundimit të ligjit në komunat veriore e Kurti qenka prish me Amerikën për këtë arsye? Kurti kundër aamerikës për sundim të ligjit. Përveç kësaj, ai thotë që Amerika për me heq Rusinë prej Serbisë po kërkon koncesione nga Kosova në dëm të Kosovës” ka shfaqur habinë dhe revoltën e tij, Avni Arifi. Ai ka shkruar më tutje se e vërteta është krejt ndryshe: SHBA kurrë s’ka qenë kundër sundimit të ligjit në veri përkundrazi, gjithmonë e ka mbështetur në të gjitha format duke përfshirë atë ushtarake. Amerikanët kanë kërkuar sundim të ligjit në krejt Kosovën e Kurti e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtoj sundimin e ligjit në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova po humb ngjarje të mëdha sportive për shkak të mungesës së infrastrukturës

Përfaqësues nga disa federata sportive  kanë thënë se vendi ynë po humb ngjarje të mëdha …