leoni

Avni Arifi: Mungesa e institucioneve rrezikon aspiratat euroatlantike të Kosovës

Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga mos konstituimi i institucioneve të reja shtetërore, duke e cilësuar atë si një rrezik të madh për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike. Dorën në zemër, ma mirë mos me pas hiç diplomaci se me pas diplomaci çfarë e kemi parë në 5 vitet e fundit, deklaroi Arifi, duke kritikuar ashpër performancën e diplomacisë kosovare në vitet e fundit dhe duke e quajtur atë pasive e të pafuqishme në arenën ndërkombëtare. Vonesat në formimin e institucioneve po thellojnë edhe më shumë dështimet në politikën e jashtme, në një periudhë kur Kosova ka nevojë urgjente për të arritur suksese dhe përparim në skenën ndërkombëtare. Arifi paralajmëroi se pasojat e kësaj vonese institucionale mund të jenë afatgjata dhe të vështira për t’u rikuperuar: “Dëmet janë vështirë dhe vonë të rikuperueshme.”

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …