Avni Arifi: Qeveria duhej ta largonte Martin Berishajn për të ruajtur imazhin e shtetit

Opinionisti Avni Arifi, ka kritikuar qeverinë për mosveprimin ndaj ambasadorit Martin Berishaj, duke thënë se largimi i tij nga pozita ishte i domosdoshëm për të ruajtur imazhin e shtetit. Arifi theksoi se situata me Berishajn ka qenë prej fillimit e rëndë dhe problematike, duke u anashkaluar si nga mediet ashtu edhe nga partitë politike. Ai ngriti pikëpyetje rreth faktit që një ambasador i Republikës së Kosovës përdor pasaportën e Serbisë. “E tërë situata rreth zotit Berishaj është skandaloze. Ambasadori është si ushtari, është fytyra e shtetit. Prej fillimi është ditur se kjo situatë ka qenë e rëndë – 1.8 milionë euro tërhiqen cash,” tha Arifi. Ai rikujtoi gjithashtu deklaratat e mëhershme të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje, duke sugjeruar se reagimet e tyre kanë qenë të pamjaftueshme dhe të vonuara.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …