Avni Arifi: Seanca e 11 majit s’pritet të sjellë zgjidhje – Kurti sillet si sundimtar, jo si lider fitues

Njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi, ka deklaruar se edhe seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 11 maj, nuk pritet të sjellë ndonjë zgjidhje për krizën institucionale që po vazhdon prej më shumë se tre muajsh. Kjo do të jetë tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit, pas dështimit të fundit më 10 maj. Arifi kritikoi ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për mënyrën se si po e trajton situatën. Ai vlerësoi se Kurti nuk po e shfaq veten si lider i një partie që ka dalë fituese në zgjedhje, por po sillet si sundimtar. “Pas fjalimit të sotshëm të Kurtit në VV, është e qartë që Kurti nuk e sheh rolin e vet si lider i një partie fituese, por si sundimtar. Urdhrat e tij që opozita ta votojë Albulenën nuk besoj se do të realizohen. Pra, asgjë s’pritet nga nesër,” tha Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …