Avni Arifi: Vendimi për pagën minimale, lëvizje elektorale dhe pa mbështetje ligjore

Ish-diplomati politik, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për rritjen e pagës minimale, një ndryshim që pritet të hyjë në fuqi nga janari 2026. Sipas vendimit, paga minimale aktuale prej 350 eurosh do të rritet në 425 euro në fillim të vitit, ndërsa nga korriku do të arrijë në 500 euro për punëtorët e sektorit publik. Arifi e cilëson këtë lëvizje si një hap të pastër elektoral dhe si vendim të miratuar pa bazë të fortë ligjore. Ai akuzoi pushtetin aktual se po e përdor buxhetin e shtetit për interesa partiake. Kjo qeveri është kampione në rajon për përdorimin e parasë publike në funksion të partisë, deklaroi Arifi, duke shtuar se, sipas tij, shuma të tjera mund të shpërndahen në varësi të sondazheve elektorale. Ai rikujtoi vendimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar se institucionet janë të vetëdijshme për mungesën e bazës ligjore. Arifi vlerësoi se çdo qeveri e re, përfshirë edhe një të mundshme të Vetëvendosjes,  do të detyrohet t’i rishikojë këto masa financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …