Jakup Krasniqi

Avokatët e Jakup Krasniqit apeluan vendimin e gjyqtarit paraprak lidhur me mocionet, për defekte në aktakuzë

Avokatët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë apeluar  vendimin e gjyqtarit paraprak lidhur me mocionet e tyre, ku pretendonin defekte në aktakuzë. Në parashtresën e avokatit të Jakup Krasniqit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i dha mbrojtjes leje për ankesë për nëntë çështje që kanë të bëjnë me dështimin e aktakuzës, për të deklaruar faktet materiale me specifikë të mjaftueshme për t’i dhënë Jakup Krasniqit njoftimin e kërkuar për rastin kundër tij. “Aktakuza ka dështuar  të deklarojë  me saktësi  se çfarë pretendohet se ka bërë Jakup Krasniqi, apo sikur thuhet pjesëmarrja e tij personale e supozuar në krime, kontributi i tij i supozuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe përgjegjësia e tij e supozuar në përputhje me mënyrat e tjera të përgjegjësisë, të gjitha mbeten qëllimisht të paqarta”, thuhet në parashtresë. Sipas mbrojtjes, kjo pasaktësi është paragjykuese për Krasniqin sepse pengon përgatitjen e tij dhe i lejon prokurorit të specializuar që ta trajtojë rastin e tij në gjykim, pa e njoftuar Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtja konstaton se në vendimin e gjyqtarit paraprak është gabuar kur është konstatuar se aktakuza nuk ishte me të meta.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: As i dyti nuk ka shumicë, Qeveria e unitetit mbetet zgjidhja për krizën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike, …