Avokati i Sami Lushtakut, z Arianit Koci përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme të Kosovës ankesën kundër aktgjykimit ndaj Lushtakut. Ai theksuar se baza e ankesës mbështetet, ndër të tjera, në praktikën gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. “Dëshmitë mbi të cilat Gjykata e Apelit e mbështet aktgjykimin dënues nuk janë të mjaftueshme për të provuar se Sami Lushtaku, jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, ka zotëruar kontrollin efektiv mbi qendrën e ndalimit në Likoc. Prandaj, nuk është vërtetuar se Sami Lushtaku ka pasur kompetenca të nevojshme materiale dhe kapacitet, aftësi thelbësore të një eprori, që të ndërmarrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar çfarëdo veprimi kriminal që mund të ketë ndodhur aty”, thuhet në komunikatën për media.
