Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka lexuar një fragment të librit, ku dëshmitari kishte folur për qëndrimet e Rugovës

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ia ka lexuar dëshmitarit një fragment nga libri i dëshmitarit  në të cilin kishte folur për  qëndrimet e Ibrahim  Rugovës. Lidhur me UÇK-në “Paragrafi i parë thotë kështu: Derisa në Drenicë dhe Dukagjin iu bëhej rezistencë forcave ushtarake dhe policore serbe, në Prishtinë diplomatët amerikanë dhe evropianë vinin për të biseduar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugov. Në të njëjtën ditë kur  u takua me diplomatët amerikanë Richard Holbrooke dhe Robert Gelbard, Rugova kishte deklaruar se ‘Nuk e di kush janë këta që po luftojnë’ dhe ‘ata janë dorë e zgjatur e Serbisë”, ka cituar Mishetq. Sipas tij, aty thuhej se Gelbard kishte thënë që UÇK-ja mund të përfshihej në listën e organizatave terroriste. Në anën tjetër, Serbia dëshironte ta tregonte forcën, thjesht nuk ishte e gatshme të bisedonte me shqiptarët për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mishetiq, duke lexuar fragment nga “Libri i Luftës” i  Nuhi Bytyçit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …