Avokati i Salih Mustafës, Julius Von Boné, tha se mbrojtja mund të sfidojë legjitimitetin e Dhomave të Specializuara

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë në Prokurorinë e Hagës, është përcaktuar  që të mos deklarohet rreth akuzave.  Nuk do të deklarohem kur do të konsultohem me avokatin”, tha Salih Mustafa, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërkaq, avokati i Mustafës, Julius Von Boné, tha se mbrojtja mund të sfidojë legjitimitetin e Dhomave të Specializuara. “Mbrojtja në këtë moment nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të mocioneve të cilat kundërshtojnë juridiksionin apo ligjshmërinë e gjykatës dhe fakti që jemi këtu sot, nuk do të thotë që mbrojtja e pranon gjykatën si të tillë, por këtë do ta bëjmë me kalimin e kohës përmes mocioneve tona”, tha Boné, i cili po ashtu kërkoi që i gjithë dokumentacioni i rastit të klientit të tij të jetë i qasshëm në gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …