Avokati Tomë Gashi

Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i ka reaguar në mënyrë fyese, cinike dhe përbuzëse, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier

Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i ka reaguar në mënyrë fyese, cinike dhe përbuzëse  ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, i cili të enjten në një konferencë për medie ka folur për marrëdhëniet në mes të dy shteteve pas vendimit të Kosovës për dinarin serb. Gashi ka shkruar disa fjali  neveritëse, fyese e përçmuese në “Facebook”. Avokati Gashi, dikur pjesë e sistemit juridik të Serbisë,  ka thënë se nëse Amerika  e do dinarin, atëherë le ta bën atë valutë zyrtare në Amerikë. Nëse shumë e doni ketë dinarin bane valute zyrtare ne US. Apo më shumë preferoni rublën ruse? Mos e ndotni  punën! Miqtë nuk kërcënojnë!”, ka shkruar, Tomë  Gashi, i njohur për gjuhën e përdalë dhe krekosjen fodulle duke u mbështetur nga militantët e Vetëvendosjes. Ja cila është etika dhe morali i këtij njeriu.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …