leoni

Avokati Koci: Paraburgimi i Arbnor Spahiut në Serbi është i padrejtë dhe politikisht i motivuar

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se klientit të tij, Arbnor Spahiut, ish-zyrtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga autoritetet serbe. Sipas Kocit, vendimi është i pajustifikuar dhe ka karakter politik, duke u marrë pa asnjë provë faktike që do të arsyetonte ndalimin apo paraburgimin. “Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”, ka deklaruar avokati. Ai ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme institucionale nga autoritetet e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Jashtme, Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, si dhe një reagim të qartë dhe publik nga udhëheqësit më të lartë të shtetit – Kryeministri dhe Presidentja. “Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht”, ka shtuar Koci, duke bërë të ditur gjithashtu se nesër do të udhëtojë drejt Suboticës për të ndjekur nga afër rastin.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë

Me rastin e përmbylljes të Ushtrimit Fushor “Defender Europe 25” Komandanti i Forcës së Sigurisë …