leoni

Avokati Musa: Deri në fund të vitit pritet përfundimi i gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shkon drejt përfundimit, ka deklaruar avokati i akredituar pranë gjykates speciale në Hagë, Skënder Musa. Prokuroria është në fazën përmbyllëse të paraqitjes së provave, ndërsa së shpejti pritet të vazhdojë faza e mbrojtjes me dëgjimin e dëshmitarëve të saj. “Procesi gjyqësor është në fazën finale dhe nuk ka mbetur shumë kohë që të përfundojë. Besoj se brenda këtij viti do të ketë një përfundim të procesit”, deklaroi Musa. Ai theksoi se, përveç dëshmive të mbrojtjes, pritet të vendoset edhe kërkesa e mbrojtjes për urdhrin në aktakuzë. Megjithatë, Musa theksoi se nuk mund të ketë parashikime të sakta për vendimin përfundimtar të gjykatës. “Bazuar në atë që kemi parë, ka shanse të mira që të merret një aktgjykim lirues, por nuk mund të paragjykohen vendimet e gjykatës”, tha ai. Ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po gjykohen për akuza që ndërlidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …